Aktualitet Fëmija 3 vjeç ndërroi jetë në kopshtin privat, arrestohet edukatorja 27-vjeçare

Fëmija 3 vjeç ndërroi jetë në kopshtin privat, arrestohet edukatorja 27-vjeçare

Një edukatore është vënë në pranga në lidhje me ngjarjen e rëndë ku në Fier ndërroi jetë një fëmijë 3 vjeç në një kopsht privat.

Policia ka njoftuar se Redina Binjaku, 27 vjeçe duhej të kishte nën mbikëqyrje fëmijën e mitur, i cili humbi jetën aksidentalisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.