Foto dramatike vijnë nga Gaziantepi i Turqisë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit.
Një qytetar turk i quajtur Ibrahim, së bashku me fëmijën 4-vjeç, është filmuar pranë rrënojave të pallatit së tyre duke pritur me ankth nëse do të kenë ndonjë lajm të mirë nga bashkëshortja e tij që ndodhet nën rrënoja.
Teksa kanë kaluar më shumë se 48 orë nga tërmeti shkatërrimtar njerëzit mbajnë ende shpresë se familjarët e tyre të dashur mund të nxirren të gjallë nga rrënojat.
Numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri ka kaluar mbi 11 mijë, ndërkohë që ky numër pritet të rritet pasi ka ende shumë persona të zhdukur nën rrënoja.