Ministrja e re franceze e Arsimit dhe Sportit, Amelie Oudea-Castera, është vënë në qendër të polemikave pasi ka gënjyer për shkollat që frekuentojnë tre fëmijët e saj.
Oudea-Castera kishte thënë se kishte zgjedhur shkolla private për disa “paketë orësh” mësimesh të cilat nuk ishin të garantuara në shkollat publike, por gazeta Liberation, e cila mblodhi dëshmi të ndryshme duke përfshirë një burim brenda ministrisë, e mohoi këtë version, duke ndezur sulme nga opozita që kërkoi dorëheqjen e saj.
Ministrja u përgjigj duke kërkuar mbylljen e kapitullit të sulmeve personale dhe deklaroi se beson në shkollat publike, por se i ka dhënë “përparësi mirëqenies së fëmijëve të saj”.