Fëmijët nën 10 vjeç kanë gati 20 herë më shumë gjasa të vdesin nga një dëmtim aksidental sesa nga Covid-19, ka zbuluar një studim.
Shkencëtarët e udhëhequr nga Universiteti Newcastle gjithashtu zbuluan se fëmijët nën 10 vjeç kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga gripi sesa nga koronavirusi.
Rreziku i vdekjeve nga Covid-19 tek fëmijët midis moshave 10 dhe 19 vjeç, ishte tre herë më e ulët se rreziku i vdekjeve nga një dëmtim apo aksident.
Dr Sunil Bhopal, nga Instituti i Shkencave të Shëndetit të Popullsisë të Universitetit Newcastle, drejtoi këtë studim të ri.
Ai dhe kolegët krahasuan vdekjet e Covid-19 me shkaqe të tjera të vdekjes tek fëmijët nga shtatë vende, Mbretëria e Bashkuar, SH.B.A., Italia, Gjermania, Spanja, Franca dhe Koreja e Jugut.
Ata llogaritën se sa vdekje kanë ndodhur nga të gjitha shkaqet, përveç Covid-19, nga 1 Mars deri më 31 Korrik.
Në një popullsi totale të vlerësuar prej 137 milion, kishte 78 fëmijë të vdekur nga Covid-19, krahasuar me rreth 21,966 vdekje nga të gjitha shkaqet. Covid-19 përbënte 0.35 përqind të vdekjeve tek fëmijët e moshës deri në 19 vjeç.
Nga ana tjetër, ishin 1.755 të shkaktuar nga lëndime të paqëllimta. Lëndimet nuk u përshkruan në studim, por mund të përfshijnë aksidente automobilistike ose djegie. Dhe kishte 178 vdekje të shkaktuara nga gripi.
“Të dhënat e marra këto pesë muajet e fundit, kanë treguar se në këto vende, më shumë fëmijë kanë vdekur nga elemetë të tjerë të jetës normale sesa nga Covid-19. Deri më tani, frika jonë e rritjes së virulencës tek fëmijët është e pabazuar. Sidoqoftë, vigjilenca është e nevojshme pasi pandemia mund të zhvillohet ndryshe”, janë shprehur studiuesit.