Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka treguar se periudha më e vështirë në jetën e tij ka qenë kur mjekët i thanë se kishte 20% shanse për të jetuar pas hemorragjisë që pësoi në tru në vitin 2018.
79-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrje urgjente në kokë, edhe pse neurokirurgu nuk i dha shumë shpresa.
Por për fat të mirë, operacioni u krye me sukses dhe Ferguson gëzon sot shëndet të plotë.
Ish-trajneri i “Djajve të Kuq” e ka bërë këtë rrëfim në një film që po bëhet për jetën e tij, të titulluar “Never Give In”.
“Më kujtohet që u rrëzova dhe nuk mbaj mend asgjë. Atë ditë në spital ishin 5 pacientë që kishin pësuar hemorragji në tru, 3 prej të cilëve vdiqën. Vetëm dy mbijetuan dhe unë isha njëri prej tyre. Kështu që jam me fat. Ishte kohë e bukur, gjithmonë do ta mbaj mend. Shikoja nga dritarja e spitalit dhe pyesja veten sa ditë me diell do të shoh përsëri. Më pas më iku zëri, nuk mund të thoja asnjë fjalë. Kjo ishte e tmerrshme, absolutisht e tmerrshme. Përfundimisht pas 10 ditësh m’u rikthye zëri. Ai ishte momenti që kuptova se kisha kaluar gjithçka”, ka thënë ndër të tjera Alex Ferguson.
Ndërsa neurokirurgu Joshi George është shprehur: “Mbaj mend që në atë moment vdekshmërinë e tij e vlerësova në 80%. Pra, shanset që të mos mbijetonte ishin 80%”.
Por operacioni përfundoi me sukses dhe ish-trajneri i Manchester United e ka hedhur pas krahëve atë periudhë.