Rreth 100 fermerë gjermanë të enjten në mbrëmje kanë bllokuar ministrin e Financave, njëherësh edhe zv.kancelarin e vendit, Robert Habeck, në një traget, teksa ai kthehej nga pushimet që kaloi në ishullin turistik Halih Hooge, në Detin e Veriut.
Fermerët që kundërshtojnë heqjen graduale të një subvencioni për naftën, bllokuan tragetin në Schlitziel të Gjermanisë veriore. Veprimi i fermerëve erdhi pasi qeveria gjermane braktisi pjesërisht planet për të shkurtuar subvencionet e karburanteve për sektorin bujqësor.
Gegenwehr. #Bauern gegen #Habeck.
Finde ich sehr gut. Das muss sein und macht auch anderen Mut.
Denn wenn wir uns nicht wehren und die Ampel nicht wegbekommen, kommt der Tag, an dem wir gar nicht mehr auf die Straße gehen können.
Also:#Volle_Solidatität mit den Bauern!… pic.twitter.com/JwbZGpKWME— M. Markert (@MathiasMarkert) January 5, 2024
Subvencionimi i naftës për fermerët do të hiqet gradualisht deri në vitin 2026 dhe jo i tëri menjëherë, siç ishte planifikuar fillimisht.
Policia u përpoq të shpërndante turmën e revoltuar duke përdorur gaz lotsjellës, por masat e marra prej tyre dështuan, njëjtë si përpjekjeje për të zhvilluar bisedime me protestuesit.
Pas kësaj, ministri vendosi të qëndrojë në bordin e tragetit dhe të kthehet në Halih Hooge. Pasi qetësia u rivendos, ministri mundi të kthehej në kontinent në orën 03:50.
Politiker, die sich vor den Bürgern verstecken müssen, sollten ihre politischen Entscheidungen überdenken. #Habeck
pic.twitter.com/MjgdsmD5Jb— Steffan Nethe (@steffan_nethe) January 5, 2024
Pavarësisht se Habeck ia doli të rikthehet në Gjermani, fermerët nuk janë ndalur dhe po planifikojnë një javë demonstratash antiqeveritare që do të zhvillohen nga 8 deri më 15 janar, të mbështetur edhe nga sindikata e tyre.
Ndërkohë tentativa e tyre për të penguar tragetin me të cilin udhëtonte ministri i Financave, u cilësua një akt i turpshëm nga anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar.
“Me gjithë respektin për kulturën e protestës, askush nuk duhet të qëndrojë indiferent përballë një tronditje të tillë të moralit politik”, shkroi kancelari Scholz në platformën X, referuar incidentit me Habeck.
Ministri i Bujqësisë Cem Ozdemir, i cili u zotua para fermerëve për të ndryshuar planet e qeverisë, tha këtë mëngjes për ZDF se veprimet e “një pakice njerëzish që nuk veprojnë në favor të bujqësisë gjermane, por kanë ëndrra rebelimi që nuk janë të pranueshme”.
Edhe ministrja e Jashtme Analena Burbock (Të Gjelbrit) dhe Ministrja e Brendshme Nancy Fesser (Partia Social Demokrate) denoncuan gjithashtu formën e protestës duke e cilësuar “shkelje të kufijve të demokracisë”.