Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë të dielë të përcjellë një mesazh përmes një fotoje ku shfaqet vetë ai teksa në dorë mban një domate të papjekur.
Kreu i Shtetit ka përshëndetur miqtë e tij virtualë në “Facebook”, përmes një foto-mesazhi.
“Përshëndetje miq! Domatet duan ende kohë për t’u pjekur. Do durojmë edhe ca!”, tha Meta.
Nuk dihet se për kë është ky është mesazh i presidentit të Republikës, por ai vjen pas replikave dhe sulmeve në distancë që ky i fundit ka pasur ndaj qeverisë.
Kreu i Shtetit jep një mesazh të koduar për mazhorancën e Edi Ramës, me të cilën vijon përplasjen që pas zgjedheve të 30 qershorit, që nuk i ka njohur, pasi ka dekretuar 13 tetorin si datë të zgjedhjeve vendore.