Çermenika një vend i bukur dhe magjepsës. Ajo ka një gamë të gjerë atraksionesh historike, kulturore dhe natyrore, që përbëjnë një interes të madh për turistët vendas dhe të huaj. Vendi është i sigurtë, banorët vendas janë mikpritës dhe miqësorë.
Më 13 gusht 2023, shoqata kulturore “Çermenika 2017” organizoi në Fushë Gurrë festën e përvitshme të Çermenikës. Ndryshe nga vitet e tjera për zhvillimin e kësaj feste u angazhua dhe kryetari i bashkisë së Librazhdit z. Mariglen Disha.
Çermenika ruan në gjirin e saj resurse natyrore dhe pasuri të shumta kulturore, të cilat ofrojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit kulturor dhe atë alpin.
Rruga për në Fushë Gurrë këtë vit ishte pjesërisht e kalueshme për makinat e vogla, por falë punës me përkushtim të kryetarit të shoqatës z. Behar Almeta kjo rrugë u bë e kalueshme
Fushë Gurra më 13 gusht u zgjua mes tingujve të muzikës popullore dhe zërave të banorëve të kësaj zone.
Ishin këta banorë “turistët” e parë të Çermenikës që mbushën Fushë Gurrën. Dhe për çdo vit do të jenë vetë çermenikasit, ata të cilët janë larguar prej vitesh prej saj, të cilët janë më të përmalluarit për vendin e tyre.
Fushë Gurra këtë vit priti banorët e Çermenikas, ata që banojnë aty dhe ato që janë larguar. Zëri brilant i këngëtarit lezhjan Arben Pacami pushtoj luginat rrëzë Gurit të Muzhaqit. Isoja e grupit lab të Vlorës u ndërthur bukur me tingujt e muzikës librazhdase. Pjesëmarrja e miqve artistë u mundësua nga kryetari i shoqatës kulturore “Çermenika 2017” z. Behar Almeta.
Kjo festë do vazhdojë në vite, dhe premtimi i kryetarit të bashkisë që infrastruktura rrugore do përmirësohet na inkurajon që pjesëmarrja në këtë festë do rritet.
Çermenika është një destinacion turistik që duhet promovuar për t;u vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.