Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur se këtë fundvit do të marrin shpërblim të gjitha familjet që përfitojnë nga programi i “Mbrojtjes Sociale”. Gjatë fjalës së saj, Koçiu ka thënë se janë 150 Euro që akordohen familjeve në nevojë si shpërblim për këtë fundvit.
Albana Koçiu: Të njoftoj një lajm shmë të gëzuar për të gjithë individët dhe të gjitha familjet që përfitojnë nag skema dhe programi i “Mbrojtjes Sociale”. Me vendimin më të fundit të qeverisë shqiptare, u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojë nga skemat e programit social.
Janë 15 mijë Lekë apo 150 Euro që i akordohen familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, fëmijët pa kujdes prindëror, invalidë që kanë statusin e para apo tetraplegjikut, ata që kanë statusin e të verbrit si dhe ajo që është e rëndësishme. Për herë të parë këtë vit, marrin shpërblimin e fundvitit, ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar.