Një moment pikant është shënuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, ku gazetari Blendi Fevziu është irrituar me një mesazh që i ka dërguar në celularin e tij kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Fillimisht gjatë emisionit, Fevziu kërkoi që të kishte një reagim nga Spiropali në lidhje me akuzat që bëri ndaj saj i ftuari i tij Gazment Bardhi, i cili aludoi për takime mes kryeparlamentares dhe biznesmenit tashmë të arrestuar prej më shumë se një viti, Pëllumb Gjoka.
Por duket se Spiropali ka refuzuar që të bëjë reagim në interes të publikut, por i ka dërguar Fevziut një mesazh në numrin e tij personal, përmbajtja e të cilit duket se e ka acaruar gazetarin.
Teksa ndërpreu të ftuarit, dhe replikoi me mesazhe me Spiropalin, Fevziu më pas flaku celularin e tij në shenjë irritimi.
@rtvklanofficialFevziu flak tutje telefonin! Çfarë mesazhi i dërgoi Spiropali live në Opinion që solli reagimin? Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN #tvklan #opinion #gazmendbardhi #partiademokratike
Por nuk mbaroi me kaq. Fevziu tha se disa njerëz e harrojnë nga vijnë, por pavarësisht përpjekjeve nuk mund ta blejnë të kaluarwn tyre, duke iu referuar në këtë rast Spiropalit.
Bardhi: Ti na trego çfarë të shkruajti dhe çfarë replikove
Fevziu: Ishte diçka që ishte shumë pak dinjitoze për dikë që merret me politikë, por nuk po reagoj tani meqë ishte një komunikim privat. Ka një psikozë në politikën shqiptare, që janë njerëz normal, dhe kur marrin pushtet, i kap deliri, dhe harrojnë nga vijnë dhe kush janë. Asnjëri nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e tij.
@rtvklanofficialU nervozua pas mesazhit live, çfarë i tha Spiropali? Fevziu: Ca njerëz harrojnë nga vijnë Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN #tvklan #opinion #gazmendbardhi #partiademokratike