Gazetari Blendi Fevziu shprehet se krimi i organizuar po financon politikën shqiptare.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Fevziu tha se politika në Shqipëri dhe krimi i organizuar janë në një marrëdhënie simbiozë ku fillimisht, mafia investon tek politika më pas ajo e shpërblen duke i dhënë tendera.
Sipas Fevziut kjo metodë ka qenë dështim për shumë vende, ndërsa shtoi se një vend nuk zhvillohet kurrë me paratë e krimit.
“Amerikanët ishin shumë kritik në çështjen e parave, krimit ë organizuar, dhe favorizimit ndaj krimit. Është një filozofi e vjetër e diplomatëve dhe ndërkombëtarëve, që pretendojnë se paratë e krimit vijnë fillimisht si një përfitim për vendin, pastaj këta njerëz që i hedhin këto para për të fuqizuar ekonominë bëhen vetë biznesmenë dhe pastaj shkojnë marrin tenderat e shtetit.
Është krimi i organizuar që në fillim financon politikën, pastaj është politika që financon krimin e organizuar me paratë publike. Kjo ka qenë dështim në shumë vende. Nuk ka kurrë presperioritet dhe mirëqenie me paratë e krimit, nuk ka zhvillim kurrë me paratë e krimit”, u shpreh Fevziu.