Një aksident me pasojë vdekjen e një adoleshenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Fier.
Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Fermë Çlirim” ku një automjet ka përplasur për vdekje një 14 vjeçar ndërsa po kalonte rrugën. Identiteti i viktimës nuk dihet ende.
Mësohet se drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetin dhe është larguar në drejtim të paditur.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.