FIFA i bllokuar merkaton klubit të Tiranës për shkak të një gjyqi të humbur, duke lënë kështu pezull transferimin e Taulant Seferit te bardheblutë, por edhe ato të Ferhan Hasanit me të cilin, Tirana ka arritur akordin dhe pritej të zyrtarizohej pas disa ditësh.
Vendimi i FIFA-s për të dënuar Tiranën me bllokimin e merkatos në këtë sesion dimri, ka ardhur për shkak të një detyrimi të papaguar ndaj klubit maroken Wydad, që fitoi gjyqin për futbollistin Moktar Cisse, i cili iu bashkua bardhebluve disa vite më parë.
Merkato e bardhebluve është bllokuar dhe drejtuesit duhet të paguajnë borxhin ndaj klubit maroken, që ankimoi transferimin e Cisse te Tirana, me pretendimin se sulmuesi nga Mali ishte nën kontratë me Wydad Casablanca.
Cisse u bashkua me Tiranën në merkaton e verës së 2016-ës, ku qëndroi për një sezon, teksa luajti në 23 ndeshje dhe shënoi 2 gola. Një lajm vërtet i keq ky për tifozët e Tiranës dhe për trajnerin Nevil Dede i cili priste të kishte sa më shpejt nën urdhrat e tij Taulant Seferin dhe Ferhan Hasanin.