Klaudia Pepa është ish-balerina kryesore e trupës së Albi Nakos, e dyta balerinë më e mirë e “Amici” në 2014-ën, bashkëprezantuesja e edicionit të fundit të “Kënga Magjike” dhe së fundi, kampione në motoçiklizëm.
Balerina postoi sot në Instagram një video ku shfaqet duke i dhënë motorit pa iu dridhur qerpiku si një profesioniste, madje mundet edhe t’i hapë këmbët në ajër gjatë kohës që nget.
“Jam e zonja”, ka shkruajtur Klaudia në përshkrimin e videos.
Por një komentuesi nuk iu durua pa bërë komentin më tipik në të tilla raste: “Sa fiksim e ke moj goce me i mbajt shalët hap moj goce, apo të është bërë ves.”
Klaudia e ktheu në humor, duke i shkruajtur: “Ça të bësh, u bë 20 vite që kërcej, çështje profesioni.”