Shpesh herë teknologjia mund të shndërrohet në bekimin e disave, dhe mallkimin e disa të tjerëve. Kjo shprehje bëhet konkrete në rastin e Agrobotit, krijesës teknologjike më të fundit në fushën e bujqësisë.
Dy metrosh i gjatë, por edhe 7 metra i gjerë, ai mund të bëj punën e deri 24 personave, në fushën specifike të mbledhjes së frutave si luleshtrydhja, boronica e të tjera të përafërta.
Krahët e tij, pikërisht deri në 24 të tilla, manovrojnë në mënyrë të pavarur, dhe falë sensorëve të ndryshëm mund të llogarisin kokrrat që duhen marrë duke u bazuar te parametra që tregojnë ëmbëlsinë e frytit, ngjyrën e duhur, formën dhe të tjera.
Nuk lodhet, dhe nënkuptohet se punojnë me të njëjtin intensitet edhe natën. Një Agrobot mund të mbledhë frutat e 8 hektarë toke afërsisht për 3 ditë, teorikisht pa asnjë kontroll të një qenie njerëzore.
Një nga furnizuesit kryesorë të këtyre frutave në Shtetet e Bashkuara ka filluar të përdorë këtë mrekulli të teknologjisë, por që mund të sjellë në variantet e tij të mundshme në të ardhmen edhe një impakt social jo indiferent, duke menduar që një pjesë e mirë e të punësuarve në këtë sektor duhet të gjenin diçka tjetër për të bërë.