Në çmimet Bafta triumfon filmi “Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit” i cili rrëmben 7 trofe. Ai bazohet në librin e shkrimtarit Remark.
Filmi gjerman rrëmbeu plot 7 trofe përfshirë edhe çmimin e filmit më të mirë.
Ai fitoi skenarin më të mirë, filmin më të mirë jo në gjuhën angleze dhe regjinë më të mirë për Edward Berger.
Një film që rrëfen luftën e parë botërore sesi të rinjtë gjerman iu bashkuan luftës por pa e ditur se çfarë i priste në frontin e luftës. Eposi kundër luftës bazohet në romanin e vitit 1928 me të njëjtin emër të autorit Erich Maria Remarque. Përshtatja e parë e filmit u publikua në anglisht në vitin 1930. Duke parë tmerret e Botës së Parë nga këndvështrimi i një ushtari të ri gjerman, drama e Netflix kryesoi nominimet.
Filmi biografik Elvis Presley, ishte një tjetër fitues i madh, duke marrë katër çmime kastin më të mirë, dizajnin e kostumeve, grimin dhe flokët dhe aktorin më të mirë kryesor ku u vlerësua Austin Butler
Cate Blanchett u shpall aktorja më e mirë për performancën e saj në Tar, në të cilën ajo luajti një dirigjente orkestre.
BAFTA janë çmimet më të larta në Mbretërinë e Bashkuar për filmin dhe shpesh shihen si një tregues se kush do të fitojë në Çmimet e Akademisë së Hollivudit që zhvillohen në Los Angeles më 13 mars.