Regjisori James Cameron po inkurajon kinematë që të bëjnë pushime të shkurtra për në tualet gjatë premierës së filmit të ri “Avatar: The Way of Water”. Kjo, sepse filmi do të zgjasë plot 2 orë e 40 minuta.
Por, pse filmi është kaq i gjatë?
Sipas Cameron, synimet e tij për filmin ndikuan edhe në gjatësinë që filmi do të kishte:
“Qëllimi është të tregojë një histori jashtëzakonisht bindëse mbi baza emocionale. Unë do të thoja që theksi në filmin e ri është më shumë te karakteri, më shumë te historia, më shumë te marrëdhëniet, më shumë te emocionet. Ne nuk shpenzuam aq shumë kohë për marrëdhënien dhe emocionet në filmin e parë sa në filmin e dytë, dhe sigurisht që është një film më i gjatë, sepse ka më shumë personazhe. Ka më shumë histori për t’u treguar.”
Filmi i ri do të publikohet më 16 dhjetor 2022 dhe do të tregojë ngjarjet 10 vjet pas atyre të filmit të parë.
Nëse jeni kuriozë për trailerin, ja ku e keni: