Extra Filmi ikonik “The Devil Wears Prada” do të vazhdojë, në dyshim pjesëmarrja...

Filmi ikonik “The Devil Wears Prada” do të vazhdojë, në dyshim pjesëmarrja e Anne Hathaway

Filmi ikonik “The Devil Wears Prada” do të vazhdojë! Disney do të realizojë filmin e dytë në të cilin pritet të jenë pjesë kasti, ekipi dhe regjisori David Frankel që arritën të krijonin edhe hitin e vitit 2006.

Aline Brosh McKenna që përshtati filmin nga romani i Lauren Weisberger, po negocion edhe për pjesën e dytë, në të cilin kryeredaktorja Miranda Priestly (Meryl Streep) përballet me rënien e revistës print përballë hapësirës dixhitale.

Kundërshtarja e saj e re është kundërshtarja e dikurshme Emily Charlton (Emily Blunt) që tashmë është ekzekutive e lartë në një ndërmarrje produktesh luksi dhe vendos për kontratat e majme të marketingut.

Vetë Weisberger ka qenë asistente e kryeredaktores së Vogue, Anna Wintour dhe mendohet se personazhi i Miranda Priestly është frymëzuar prej saj. Filmi ishte një sukses i madh prej të cilit Streep fitoi një Golden Globe dhe një nominim për Oscar, si dhe arriti të grumbullonte 327 milionë dollarë në arkat botërore, ndërsa buxheti me të cilin ishte realizuar ishte vetëm 41 milionë dollarë.

Andy Sachs që u portretizua nga Anne Hathaway nuk dihet nëse do të jetë në filmin e dytë.

Tre aktoret kryesore janë takuar vazhdimisht edhe në syrin publik, ku së fundmi ishte SAG. Blunt dhe Hathaway realizuan një intervistë për “Actors on Actors” nga Variety ku treguan eksperiencat e tyre në aktrim.

Hathaway është shprehur më parë se nuk e mendon pjesëmarrjen në një film të dytë, por kjo mbetet ende për t’u zbuluar.