Kanë nisur xhirimet kanë filluar për filmin “Spencer”, i cili përqendrohet te një fundjavë e Princeshës Diana, Krishtlindjet që aji kaloi me familjen mbretërore në pasurinë Sandringham në Norfolk.
Atë fundjavë ajo vendosi të largohet nga burri i saj, Princi Charles.
Filmi do të xhirohet në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe shfaqja pritet të fillojë në vjeshtën e këtij viti.
Kristen Stewart shfaqet në rolin e Princeshës Diana, dhe fotoja e parë nga xhirimet tregon një ngjashmëri të madhe midis aktores dhe Lady Di. Në rolin e Princit Charles do jetë Timothy Spall.
Filmi ka për regjisor Pablo Larrain ndërsa skenari është shkruar nga Steven Knight, autor i serisë “Peaky Blinders”.
Aktorja pozoi me një xhaketë të kuqe, këmishë të zezë dhe kapelë të zezë me një vello të shkurtër. Veshje të tilla të kujtojnë atë që Diana kishte veshur në 1986 kur vizitoi Spitalin Sheffield në Angli.
Fansat e princeshës po presin me padurim filmin, dhe në foton Kristen Stwwart pasuan vetëm komplimente.
“Unë mendova se kjo ishte me të vërtetë Princesha Diana”, komentuan ata për ngjashmërinë e pabesueshme të aktores me Lady Di.
“Unë nuk kam qenë aq i ngazëllyer për një rol për një kohë të gjatë”, tha Kristen, duke theksuar se problemi i saj më i madh është imitimi i theksit të Dianës.
Vitin e ardhshëm shënohet 25-vjetori i vdekjes së Lady Di.