Një burrë që u filmua duke hedhur një frigorifer poshtë një lugine në jug të Spanjës është gjobitur dhe është detyruar ta rimarrë atë sërish pasi u identifikua nga policia.
Videoja u bë virale pasi personi në fjalë, i cili punon për një kompani që riciklon pajisjet elektronike shtëpiake në Olula del Río në Almería u filmua duke hedhur një frigorifer poshtë në luginë në Valle de Almanzora.
Në video, burri dhe shoqëruesi i tij që filmoi incidentin dëgjohet duke bërë shaka teksa thotë: “Riciklim, le të shohim sa rrotullime mund të bëjë”.
#ÚLTIMAHORA | Despiden y multan con 45.000 euros al joven que lanzó una nevera por un monte de #Almeria
Los compañeros del Seprona ha identificado a este hombre que se grabó lanzando un frigorífico en un monte.👏👏 pic.twitter.com/zdubu2ZxBx
— AUGC Guardia Civil (@AUGC_Comunica) July 31, 2019
Ai u identifikua nga policia, që e urdhëroi atë që të tërheq frigoriferin përsëri dhe ta riciklojë atë në mënyrën e duhur. Policia filmoi rikthimin dhe videoja u postua edhe në internet.
Shkelësi u gjobit me 45,000 euro dhe u shkarkua nga puna e tij në firmën e administrimit të mbeturinave e cila gjithashtu përballet me sanksione të mundshme deri në 300,000 euro.
Në një video tjetër, burri është shfaqur duke hedhur poshtë në luginë një makinë larëse.
Kur policia kreu një inspektim të firmës, gjeti 50 makina larëse të mbetura jashtë, si dhe 20 frigoriferë.