Aktualitet Finalizohet operacioni “Ndjekja“, arrestohet djali i dëshmitarit të dosjes “Hajdari“

Finalizohet operacioni “Ndjekja“, arrestohet djali i dëshmitarit të dosjes “Hajdari“

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa u sekuestrua 60 kg kanabis dhe 3 armë gjahu. Në pranga u vunë Siçiljan Çakraj, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, Bujar Rryta, 54 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Larushk Krujë. Ndërsa në kërkim është shpallur 28-vjeçari B. Rr, lindur dhe banues në Larushk rrethi Krujë.

Burime pranë policisë bënë me dije se i arrestuari Siçiljan Çakraj është djali i Petrit Çakraj, dëshmitar i dosjes së Azem Hajdarit. Ata akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjuetisë dhe sportive”. Nga hetimet rezultoi se Çakraj dhe B. Rr, shpërndanin drogë në sasira të mëdha në zona të ndryshme të Tiranës.

Pasditen e sotme ata janë konstatuar bashkë në rrugën Teodor Keko tek “Unaza Re”, duke levizur me automjetin fuoristradë të markës KIA me targa AA 166 PP. Lëvizja e tyre po bëhej drejt Kamzës, e më pas në fshatin Larushk në afërsi të banesës së shtetasit Bujar Rryta, ku dyshohej se strehonin lëndën  narkotike, duke u kthyer përsëri në Tiranë. Çakraj u ndalua në vendin e quajtur “Pallati me shigjeta” dhe në në xhepin e pantallonave ju gjet 4.6 gr kanabis.

Ndërsa, në ambjentet e banesës së Bujar Rryta, në fshatin Larushk, u gjeten tre fuçi plastike të mbushura me lëndë bimore si dhe një qese e zezë e mbushur kanabis, në total 60 kg. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi B.Rr mundi t’i shpëtojë policisë.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Ndjekja”.
Sekuestrohen drogë e armë
Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohen 60 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Si dhe 3 armë gjahu.
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Sepeciale, në D.V.P.Tiranë, u finalizua me sukses operacioni antidrogë “NDJEKJA”.
Pas një pune intensive është arritur të dokumetohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 280 të K.Penal, për shtetasit e mëposhtëm:
Siçiljan Çakraj, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Bujar Rryta, 54 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Larushk Krujë .
Gjithashtu është bërë dhe shpallja në kërkim policor e shtetasit :
B. Rr, 28 vjeç, lindur dhe banues ne Larushk rrethi Kruje.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku rezultonte se shtetasit Siçiljan Çakraj dhe B. Rr., kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit Canabis Sativa në sasira të mëdha në zona të ndryshme të Tiranës.
Mbi bazën e informacioneve të mara është organizuar shërbim me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve gjatë ushtrimit te aktivitetit kriminal dhe konkretisht më datë 13.07.2017, shtetasit e mesipërm janë konstatuar bashkë në rrugën Teodor Keko (unaza e re Tirane), duke levizur me automjetin fuoristradë të markës KIA me targa AA 166 PP, ku janë konstatuar duke levizur në drejtim të Kamzës, e më pas në fshatin Larushk në afërsi të banesës së shtetasit Bujar Rryta, ku dyshohej se strehonin lëndën narkotike, duke u kthyer përsëri në Tiranë.
Në vendin e quajtur Pallati me shigjeta, është bërë ndalimi dhe kontrolli i shtetasit Siçiljan Çakrajt, ku gjatë kontrollit në xhepin e pantallonave ju gjet një sasi lënde bimore e dyshuar narkotike cannabis sativa e cila rezultoi e pëshë 4.6 gramë.
Po gjatë operacionit në ambjentet e banesës së shtetasit Bujar Rryta, në fshatin Larushk, u gjeten tre fuçi plastike të mbushura me lëndë bimore si dhe një qese e zezë e mbushur me lendë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa, ku pas peshimit rezultoi se sasia e lëndës narkotike në total ishte 60 kilogramë, si dhe tre amrë gjahu.
Gjatë ndërhyrjes shtetasi B. Rr,, ka arritur ti shmanget kapjes së Policisë, por është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Në kuadër të opercionit “NDJEKJA”, këtyre shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e meposhtme :
60 kilogramë lendë e dyshuar cannabis sattiva, 3 aparate celularë të markave të ndryshme, 1 automjet si dhe 3 armë gjahu të markave të ndryshme.
Materialet në ngarkim të shtetasëve të mësipërm do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në beshkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 280 i Kodit Penal.