Finalja e Champions League midis Manchester City dhe Chelsea do të luhet në Estádio do Dragão në Porto më 29 Maj 2021.
Finalja ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej në Stadiumin Atatürk në Stamboll, por vendimit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur Turqinë në listën e saj të kuqe të destinacioneve të udhëtimit COVID-19, organizimi i finales në këtë vend nuk do të lejonte as lojtarët dhe as tifozët që të udhëtonin drejt këtij vendi.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të ketë dhe një specifikë tjetër, pasi UEFA ka vendosur që në stadium të ketë dhe nga 6 mijë tifozë për secilën skuadër.
UEFA diskutoi edhe transferimin e ndeshjes në Angli, por kjo gjë nuk u bë e mundur për shkak të masave të Covid që janë ende në fuqi në këtë shtet.
Nga ana tjetër autoritetet portugeze kanë qenë të gatshme për të pranuar finalen e Champions League dhe lojtarët nuk do të futen në karantinë kur të kthehen në shtëpi.