Humbja ndaj Spanjës ka lëkundur shanset e Italisë për të qenë pjesë e raundit tjetër të Europianit. Marrja e pikëve ndaj Kroacisë është mision për skuadrën e Luçiano Spalletti që do të ketë rotacion të madh në thuajse çdo pozicion.
Mbrojtësi Federico Dimarco nuk do të jetë i gatshëm pas dëmtimit kundër Spanjës duke munguar edhe në seancën e fundit stërvitore. Cambiaso pritet të marrë vendin e tij, ndërsa në krahun tjetër gjasat janë që vendin e Di Lorenzo, i cili krijoi konfuzion ndaj Ëilliams në duelin e së enjtes me Spanjës do e marr Darmian.
Konfirmohet qendra e mbrojtjes me Calafiori e Bastoni, teksa para tyre do të veprojnë Barella, Cristante e Fratessi.
Në balotazh për një vend në këtë repart gjendet Fagioli, por minutat e munguara në sezonin e fundit janë shumë larg pritshmërive të trajnerit Spalletti për ta përdorur në një ndeshje të tillë si ajo ndaj ballkanasve.
Me Chiesa në dyshim për të qenë sërish nga minuta e parë edhe sulmi parashikohet të ketë ndryshim. Scamacca do ulet në stol me gjasat që Retegui të zë vendin e tij, ndërkaq në mbështetje të tij do të veprojë sërish Pellegrini.