“Finlanda është vetëm disa javë larg dorëzimit të aplikimit për t’u bërë pjesë e NATO, pavarësisht kërcënimeve ruse se një lëvizje e tillë do të sillte shkatërrimin e vendit”.
Kjo deklaratë vjen nga ish-kryeministri Alexander Stubb, i cili drejtoi qeverinë e vendit nordik në 2014 dhe 2015, i cili specifikoi se aplikimi për t’u bërë pjesë e aleancës mund të ndodhë brenda muajit maj.
“Ka pasur një përpjekje të mirëfilltë për të krijuar një marrëdhënie funksionale me Rusinë, dhe tani që njerëzit e shohin se kjo është e pamundur, nën regjimin e Putin, kanë ndryshuar mendimin e tyre”, tha ish-kryeministri
Stubb i cilësoi kërcënimet ruse si tronditëse, duke shtuar se pas kësaj, do të kishte një rritje të sulmeve kibernetike nga ana e Kremlinit.
Por ligjvënësi rus, Vladimir Dzhabarov tha këtë javë se nuk ka gjasa që finlandezët vetë të nënshkruajnë një dokument për shkatërrimin e vendit të tyre, duke kërcënuar një përsëritje të pushtimit të Ukrainës, i cili u nxit pjesërisht nga dëshira e saj për t’iu bashkuar me NATO-n.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shtoi se nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, atëherë Rusia do të duhet të ribalancojë situatën me masat e saj.