Industria bankare është tashmë një nga industritë më prestigjioze dhe më të rëndësishme për zhvillimin, mirëqenien sociale në ekonominë e vendit. E konsideruar si një nga punëdhënësit më të rëndësishëm për sa i përket kushteve të punës, mundësive të zhvillimit të karrierës, sot kjo industri konsiderohet edhe në vendin tonë mjaft e pëlqyer. Një nga bankat që sot është model punësimi si dhe i zhvillimit profesional, është edhe Credins bank.
Një bankë që çdo ditë njeh rritje absolute në imazh për shkak të investimeve të mëdha që ka bërë në të gjithë infrastrukturën e saj në burime njerëzore, krijimin e kushteve të punës, benefiteve shtesë që ofron etj. Një tjetër arsye që e rendit Credins si një institucion të suksesshëm, është realizimi dhe zhvillimi i internships (praktika mësimore), duke ju dhënë mundësi mjaft të rinjve që paraprakisht të bëjnë praktikën e tyre nëpërmjet programit të suksesshëm ‘You are Credins’ dhe me pas edhe të punësohen në këtë bankë.
Projektet inovatore janë një tjetër hap i ndërmarrë nga Credins, siç ishte dhe rasti i lançimit të programit mësimor master FinTech, vitin e kaluar. Programi studimor që ofrohet nga universitetet më të njohura në botë, erdhi për herë të parë në Shqipëri si bashkëpunim me një nga universitetet më të mira sot, Universiteti Europian i Tiranës. Duke parë që investimet në teknologji në përmirësimin e hardware-ve dhe software-ve, janë prioritet tashmë në industrinë bankare, ky bashkëpunim u pa si një alternativë në kohën e duhur. Në Credins teknologjia e informacionit si dhe integrimi i financë & teknologji, është një proces i vazhdueshëm që përditësohet me trendet e reja. Kjo është një ndër arsyet pse programi master FinTech erdhi si një domosdoshmëri për të gjetur dhe zbuluar talente të reja që e duan këtë fushë e cila, sjell shumë dinamika në tërësi të procesit të saj. Një program master profesional, në degën “Teknologji Informacioni e Aplikuar në Financë”, qëllimi i të cilit është të aftësojë punonjësit aktual si dhe ata të ardhshëm potencial në fushën e teknologjisë më të fundit në sistemet e informacionit.
Falë kurikulave mjaft të avancuara, të cilat ndërlidhen me standardin e atyre europiane, studentët shqiptarë kanë mundësinë të pasurojnë dijet e tyre në fushat si: IT, E-Banking, Siguria Kibernetike, Software Inxhinierike, Integrimin e të dhënave e deri tek lëndë financiare specifike të lidhura ngushtësisht edhe me sistemin bankar. Në fund të të gjithë ciklit mësimorë, studentët do të kenë përvetësuar njohuri të thelluara mbi mirëmbajtjen e sistemeve të informacionit, të bëjnë projektime dhe zhvillojnë ato. Do të jenë të aftë të menaxhojnë bazat e të dhënave dhe rrjetave kompjuterike, inxhinierimin e software-ve, e mbi të gjitha do të zgjerojnë njohuri mbi sektorin bankar. Një staf pedagogjik mjaft i kualifikuar i UET-it, programe mësimore metodologjia e të cilave ofrojnë njohuri të thelluara, e bëjnë FinTech tashmë një degë mjaft të pëlqyer. E konsideruar si një fushë me shumë vlerë në të gjithë botën, ky program vjen për studentët si një mundësi për ta zhvilluar karrierën e tyre në një nivel shumë profesional. Rëndësia e këtij programi master, kohëzgjatja e të cilit është 2 vjet, qëndron edhe në avantazhet financiare mjaft fleksibël dhe lehtësuese që ofron. Bursë 50% të pagesës vjetore për secilin vit të masterit, e cila mbulohet nga Credins bank. Praktikë mësimore e paguar nga banka, minimalisht për 6 muaj në secilin vit. Në këtë kuptim, përveç praktikës së tyre mësimore studentët me preformancën më të lartë, do të kenë mundësi edhe të paguhen, një praktikë shpërblyese kjo dhe motivuese e Credins bank. Tashmë shumë studentë që kanë përfunduar këtë program studimor, janë pjesë e skuadrës Credins. Gjithashtu studentët përfitojnë trajnime dhe çertifikata kualifikuese në fushat si: komunikim efektiv, zgjidhje e konflikteve dhe problematikave, menaxhim i kohës, menaxhim i projekteve, etj, të cilat ofrohen nga banka me mentorët më të mirë. Trajnimet online në platformën Credins LMS (Learning Management System) janë disa nga mundësitë alternative që banka ofron. Credins renditet sot si një nga institucionet prestigjoze që përveç zhvillimit të karrierës, ofron një mjedis komod dhe modern, duke bërë që punonjësit të japin gjithmonë maksimumin e tyre në punë.
Ndër vite Credins bank është një nga investitorët më të rëndësishëm në fushën e arsimit, i cili kohë pas kohe në forma të ndryshme ka kontributin e saj të veçantë. Objektivi i Credins është investimi tek rinia shqiptare në mënyrë që potencialin e tyre ta shprehin në çdo fushë për tu bërë qytetarë të elitës, në të mirë të vetes dhe vendit të tyre.