Politika Firmoset marrëveshja: Shqiptarët drejt Kinës dhe Dubait pa viza

Firmoset marrëveshja: Shqiptarët drejt Kinës dhe Dubait pa viza

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka bëri me dije në daljen pas mbledhjes së sotme të qeverisë se, është firmosur marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kinës e Emirateve të Bashkuara Arabe për udhëtimin e lirë pa viza të qytetarëve shqiptarë drejt këtyre vendeve dhe anasjelltas.

Sipas Xhaçkës, kjo i hap rrugë rritjes së bashkëpunimit mes vendeve tona, duke sjellë në mendje faktin se janë dy nga vendet me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie të mira ekonomike.

Ajo shtoi gjithashtu se së shpejti pritet që kjo hartë e udhëtimit të lirë pa viza të zgjerohet edhe më tej në ditët në vijim.