Britania e Madhe dhe Suedia kanë firmosur një pakt sigurie, sipas të cilit dy shtetet zotohet për të ndihmuar ushtarakisht njëri-tjetrin në rast të ndonjë sulmi. Kryeministri Boris Johnson pritet të nënshkruajë një marrëveshje të ngjashme edhe me Finlandën.
Johnson tha se Britania e Madhe do t’i vijë në ndihmë Suedisë në sulmohet. Suedia, bashkë me Finlandën, kanë filluar të diskutojnë seriozisht për anëtarësim në NATO, që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Johnson tha se sido që të Stokholmi të vendosë, Britania do ta mbështesë.
I pyetur se çfarë ndodh në rast se Suedia aplikon për në NATO, por ka nevojë për ndihmë para se të bëhet anëtar me të drejta të plota, Johnson tha: “Në rast të ndonjë sulmi, Britania do t’i vijë në ndihmë Suedisë me çfarëdolloj mënyrë që vetë Suedia do të kërkojë”.