Një gazetare e një televizioni spanjoll u tha kolegëve të saj në transmetim live se “nuk do të vinte të nesërmen në punë” pasi kishte fituar lotarinë, por pa e kuptuar se kishte fituar vetëm një pjesë të çmimit të përgjithshëm.
Natalia Escudero, e cila punon për transmetuesin publik RTVE, thërriste nga gëzimi në kamera para se të mësonte më vonë se ajo kishte fituar vetëm 5,000 euro nga çmimi total i cili ishte 4 milion euro por do të ndahej midis fituesve.
Aquí la tienes: “la reportera de La 1” de la que habla todo el mundo a estas horas. ¡Se llama Natalia Escudero! #LoteríaRTVE
🔴 Directo ➡ https://t.co/pfgTOQpaaN pic.twitter.com/58j3ACuNte
— TVE (@tve_tve) December 22, 2019
Gazetarja më vonë kërkoi falje për mënyrën se si reagoi gjatë transmetimit. Ajo tha se u pendua për sjelljen në një mënyrë kaq “emocionale” dhe donte t’i shpjegonte veprimet e saj para shikuesve që “ndiheshin të mashtruar”.
Përgjigja e zonjës Escudero erdhi pasi ajo u akuzua për mungesë profesionalizmi mbi pamjet, të cilat u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale.
Duke iu përgjigjur kritikave në Twitter, Escudero tha se ajo kohët e fundit kishte pasur disa muaj “të vështirë” për arsye personale. Gjithashtu është shprehur se 25 vite të saj i ka kaluar duke punuar si gazetare profesioniste dhe se vazhdon të ketë një ”ndërgjegje të qartë“ dhe ishte krenare për “punën e saj rigoroze dhe të provuar”.
Ajo kërkoi falje për çdo konfuzion të shkaktuar, por tha që ishte e sinqertë për të marrë kohën e pushimit sepse “është duke shkuar me pushime”.