Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë në prefekturën e Shkodrës, ka anuluar lejen e dhënë për shfrytëzimin e ujërave termale tek një firmë private.
Vendimi u mor pas protestave të shumta që bënë banorët e zonës.
Banorët ishin shprehur se janë mbi 200 shtëpi si dhe mbi 2 mijë persona që e siguronin jetesën me këto llixha apo edhe me tregtinë mbështetëse që e shoqërojnë atë.
Ata thonë se prej 25 vitesh kanë kryer investime dhe i kanë shërbyer industrisë së zonës, duke siguruar vende pune dhe duke mos shkuar në emigracion.
Një gjë e tillë u kundërshtua fort nga banorët, madje u bë shkak debati edhe në Kuvend, ku deputetja Reme Lala i kërkoi publikisht kryeministrit Edi Rama të garantonte dibranët se një vendim i tillë nuk do të lejohej.