Bota Fiton 26 gjyqe pa qenë avokat, historia e bujshme e një mashtruesi

Fiton 26 gjyqe pa qenë avokat, historia e bujshme e një mashtruesi

Një pseudo avokat nigerian nuk kishte asnjë trajnim ligjor dhe nuk kishte studiuar kurrë për jurisprudencë, por përmes një identiteti të vjedhur të një profesionisti të vërtetë arriti të trajtonte 26 çështje dhe t’i fitonte të gjitha, shkruan ilmessaggero.it.

Mashtruesi është arrestuar, por çështja e tij po bën bujë të madhe, aq sa ka nga ata që tashmë janë gati, nisur nga talenti i tij i lindur, t’i paguajnë shkollimin dhe t’i japin një kualifikim të vlefshëm për t’a ushtruar profesionin në të gjitha aspektet.

Djaloshi që ushtronte profesionin në Kenia me emrin Brian Mwenda kishte vjedhur identitetin e një avokati të vërtetë të quajtur Brian Mwenda Ntwiga.

”Avokati i rremë fitoi të 26 rastet në gjykata të ndryshme keniane, pavarësisht se nuk kishte asnjë trajnim ligjor”, raportuan mediet lokale.

Mashtruesi dyshohet se hyri në portalin e Shoqërisë Juridike të Kenias (ekuivalenti i Dhomës së Avokatëve) dhe ngatërroi të dhënat e llogarisë së një burri me të njëjtin emër si të tij, përpara se të ngarkonte foton e tij dhe të pretendonte se kishte një trajnim në drejtësi.

Avokati i vërtetë Brian Mwenda Ntwiga shpjegoi se “vetëm në shtator 2023, kur ai u përpoq të hynte në sistem dhe të aktivizonte profilin e tij arriti të kuptonte se çfarë kishte ndodhur”.