Nedim Bajrami është “blerja” e re e kombëtares shqiptare të futbollit. Mesfushori që po shkëlqen me Empolin në Seria A italiane ka marrë dritën jeshile nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë për të qenë pjesë e ekipit tonë kombëtar.
Aktivizimi me skuadrat e moshave të Zvicrës ndërlikoi pozicionin e Bajramit për të qenë në dispozicion të trajnerit Edi Reja para shumë kohësh, gjithsesi apelimi në CAS i dha të drejtë Federatës Shqiptare të Futbollit që tashmë sjell një tjetër lojtar kualitativ në organikën e kombëtares kuqezi.
Bajrami bashkohet në këtë mënyrë me shokët e ekipit kombëtar në Varshavë dhe do jetë i gatshëm për sfidat kualifikuese të Botërorit të Katarit 2022 ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos. Kombëtarja shqiptare e futbollit gjendet në vendin e tretë në grupin i në kuotën e 6 pikëve.