Presidenti Donald Trump ka theksuar fjalimin e tij vjetor në Kongres se “fuqia amerikane në botë ishte rikthyer”. Trump u shfaq në fjalimin 1 ore e 18 minutësh në humor dhe me vetëbesimit të madh, duke marrë rreziqe politike, por edhe merita për shumë nga çështjet që përçarë publikun amerikan. Mediat amerikane shkruajnë se kjo nuk ishte performanca e një presidenti të turpëruar dhe të frikësuar nga shkarkimi, por një presidenti që po përgatitet për një tjetër mandat.
Në fjalimin e tij Trump u ndal tek çështjet që kanë mbizotëruar katër vitet e tij në detyrë, duke ekspozuar edhe ndarjet e mëdha në jetën politike amerikane. Ai e nisi dhe e mbylli fjalimin e tij me arritjet ekonomike të administratës së tij.
“Vendet e punës janë shtuar, të ardhurat janë rritur, varfëria ka rënë, krimi ka rënë, vetëbesimi është rritur dhe shteti ynë është i respektuar në sferën ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Trump ka thënë se ka realizuar premtimin e tij gjatë fushatës për të zëvendësuar Marrëveshjen e Amerikës Veriore për Tregtinë e Lirë, duke nënshkruar një marrëveshje të re me Kanadanë dhe Meksikën një javë më parë.
Trump ka folur për ekonominë në 20 minutat e parë të fjalimit të tij para se të niste diskutimin për kujdesin shëndetësor dhe emigrimin ilegal, dy çështjet tjera kyçe të fjalimit të tij.
Presidenti nuk e përmendi fare procesin e shkarkimit në fjalimin e tij, edhe pse kjo temë u diskutua gjatë gjithë kohës mes demokratëve.
Fjalimi i Shtetit të Unionit është një fjalim i mbajtur nga Presidenti në Kongres pas fillimit të çdo viti kalendarik në detyrë. Zakonisht ky fjalim është një shans për të raportuar mbi gjendjen e kombit, por gjithashtu i lejon presidentin të përcaktojë përparësitë kombëtare.