Mesa duket Fjoralba Ponari vendosi të mbyllë njëherë replikat me Olti Currin.
Pas mesazhit të fundit publik ku Olti i tha se injoranca për këtë rast është mallkim, moderatorja e emisionit “E diell”, ka shpërthyer përmes disa rreshtave, duke e konsideruar si të pavend ngjarjen që Olti ka përdorur për t’i shpjeguar konceptin e bullizmit.
Ja çfarë shkruan konkretisht Fjoralba: “Ty turp të të vijë që sjell raste tragjike si ai i së ndjerës në këtë mes për diçka që është mes teje dhe meje, flet dhe për plagë sociale pale. Ndërsa rasti i debatit ku unë kthehem në tabelë ofendimesh nga më të rëmdonta, ushqyer fillimisht nga “humori yt” si një njëri që ka influencë quhet bullizëm kibernetik. Të ftoj të hapësh literaturat që të kuptosh gjithëkuptimet e termit që i trembesh aq shumë, me këtë rast kupton kush është dhe i palexuari në këtë mes. Këtu mbyll çdo lloj replike me ty”.
Na mbetet të presim nëse ky debat virtual do të mbarojë realisht këtu apo do të ketë zhvillime të reja….