Nëse nuk beson tek riinfektimi edhe i të rinjve, Fjoralba Ponari sjell shembullin e saj. Moderatorja tregon se është prekur për herë të dytë nga Covid, rreth 7 muaj pasi mësoi se e kishte kaluar një herë virusin.
“Kohën e saktë të infektimit nuk e di, por di që në fund të qershorit pata disa shqetësime dhe vendosa të bëja serologjikun për antitrupat, ku dhe më doli që e kam kaluar. Kështu që i bie të paktën 7 muaj nga infektimi i parë”, shkruan Ponari.
Ajo tregon se këtë herë po përjeton simptoma më të rënda, ndërsa shkruan se i nisën dyshimet për shkak se pati probleme shëndetësore që nuk i kishte përjetuar më parë:
“Tensioni i ulët (që s’më ka ndodhur kurrë) dhe humbje e balancës (e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë) më bënte të kisha dyshime, por prapë më bënë të kisha dyshime, por prapë më dukej e vështirë duke pasur parasysh që e kisha kaluar dhe sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi ‘I’ i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave”.
Studime të fundit nga ekspertë të mjekësisë jashtë vendit kanë paralajmëruar të rinjtë janë më të rrezikuar nga riinfektimi.