Janë zbardhur emrat e gjashtë të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit të koduar “Flakë në det”.
Bëhet fjalë për 4 shtetas shqiptarë: Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë; Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë dhe dy shtetas ukrainas: Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë; Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
Të gjashtë janë vënë në pranga më 15 gusht pasi janë kapur duke trafikuar lëndë narkotike me mjete lundruese.