Ka nisur dhe përfunduar në pak minuta seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Në 4 minuta dhe 40 sekonda, mazhoranca ka miratuar në parim projektligjet për Projektbuxhetin 2024.
I pranishëm në Parlament ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Teksa grupimi i Sali Berishës kishte ndezur tymuese dhe në disa ulëse u vendos edhe flakë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pas kalimit në parim të projektligjeve me votat e socialistëve, e mbylli seancën e sotme.
Seanca u mbyll nga kryetarja e Kuvendit 5 minuta pas nisjes së saj, pasi në karriget e deputetëve të opozitës përveç tymit, pati dhe flakë.