“Rreth 1.000 njerëz nuk ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi në Gran Canaria të dielën, pasi disa zona u evakuuan nga një zjarr i gjerë i përhapur në Parkun Kombëtar dhe një zone të popullarizuar nga pushuesit në ishullin spanjoll”, thanë shërbimet e urgjencës.
Zjarrfikësit përdorën aeroplanët dhe helikopterët për të luftuar flakët e ashpra rreth 20 milje larg Las Palmas. “Zjarri përbën një kërcënim për disa qytete si dhe parkun kombëtar Tamadaba në perëndim të ishullit”, thanë autoritetet në Tëitter.
Dëshmitarja Carla Rodriguez e përshkroi skenën si “një nga imazhet më të dhimbshme që kam parë në jetën time”.
Rodriguez po shkonte në Juncalillo me disa miq në një festival lokal.
“Herën e parë kur pashë zjarrin ne po arrinim devijimin drejt Juncalillo dhe e kuptova se sa afër ishte. Unë nuk e prisja atë, pasi kisha lexuar se ishte nën kontroll në zona të ndryshme,” i tha Rodriguez Reuters.
“Por pas festës, kur u kthyem, pamë se sa zjarri kishte përparuar dhe dalë jashtë kontrollit. Ishte shkatërruese. Më dolën lotët pasi që unë e dua natyrën dhe duke parë se digjej në atë mënyrë ishte mjaft shqetësuese. “