Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka pësuar djegie të mëdha në Mat.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale N.N., duke kullotur bagëtitë në fshatin Zall Shoshaj, ka ndezur një zjarr ku për shkak të erës, zjarri është përhapur duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
75-vjeçari, në përpjekje për të izoluar flakët e zjarrit ka pësuar djegie të shumta në trup, i cili ditën e djeshme ka humbur jetën në spital.
”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi me datë 21.07.2024, shtetasi N.N., 75 vjeç, duke kullotur bagëtitë në fshatin Zall Shoshaj, ka ndezur një zjarr ku për shkak të erës, zjarri është përhapur duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
75-vjeçari, në përpjekje për të izoluar flakët e zjarrit ka pësuar djegie të shumta në trup, i cili ditën e djeshme ka humbur jetën në spital.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi vënë në rrezik jetën e tyre dhe të qytetarëve”, njofton policia.