Ardian Ismajli luajti me Empolin në transfertën e Parmës ditën e diel. Deri këtu asgjë e çuditshme.
Por ajo çfarë ka rënë në sy është maska që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është detyruar të vendosë. Kjo për shkak të një lëndimi në fytyrë që Ismajli ka pësuar.
Dhe në maskë bien në sy flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ardian Ismajli dhuroi sërish një paraqitje solide me Empolin.
Ismajli me shokë ishin pranë tre pikëve, por sfida u mbyll në barazim 1-1, pasi Parma ia doli të barazojë 10 minuta para fundit të kohës së rregullt.