Deputeti demokrat Flamur Noka është paraqitur këtë të Premte në SPAK. Kjo është hera e dytë në pak ditë që Noka shkon në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Herën e fundit, më 23 Maj ai dëshmoi rreth 40 minuta.
Noka është thirrur nën cilësinë e personit që ka dijeni për krimet zgjedhore.
Mësohet se ai do të bëjë kallëzim për shit-blerje votash, pretendime që opozita i ka ngritur që pas shpalljes zyrtare të rezultatit zgjedhor të 14 Majit.