Binjakët identikë Matthew dhe Michael Youlden mund të flasin secili 26 gjuhë, njëra prej të cilave as nuk gjendet në etimologji.
Të frymëzuar nga peizazhi kulturor në Mançester, në Mbretërinë e Bashkuar, vëllezërit poliglotë tani kanë një kompani tyren për gjuhët e huaja, interesi ndaj të cilave nisi në moshë mjaft të hershme.
Por gjuha e tyre e parë, umeri, ishte e shpikur nga vetë ata. “Umeri nuk ishte kurrë një gjë thjesht për komunikimin sekret. Ka vlerë sentimentale për ne pasi tregon lidhjen e fortë që kemi si binjakë identikë”.
Vëllezërit s’mbajnë mend si ishte jeta e tyre para gjuhës umeri, duke kujtuar kohën kur ishin në arsimin parashkollor dhe mësuesit habiteshin kur ata bënin shaka me të gjuhën e tyre ‘sekrete’.
Spanjishtja ishte gjuha e tretë që mësuan gjatë pushimeve familjare kur ishin 8 vjeç, më pas italishtja dhe gjuhët skandinave teksa njëkohësisht studionin dhe zhvillonin strukturën gramatikore për gjuhën e tyre.
Sipas BBC, 30-50% e binjakëve krijojnë një formë unike komunikimi që njihet si cryptophasia.
“Binjakët kanë gjuhën e tyre që në një pikë nuk e përdorin më sepse kanë turp”, tha Matthew. Kur ai dhe Michael komunikonin në umeri, familjarët dhe miqtë thoshin: “Ia filluan prapë me gjuhën e tyre”.
Binjakët e standardizuan dhe kodifikuan gjuhën. Në një pikë, provuan edhe të krijonin alfabetin, por kur morën kompjuterin e parë kuptuan se s’do të duhej pasi s’kishte lloj shkrimi umeri. Tani gjuha shkruhet me anë të alfabetit latin.
Ata s’kanë si qëllim që ta trashëgojnë këtë gjuhë, por kanë vazhduar ta zhvillojnë për veten e tyre.
“Është një prej atyre gjërave që fatkeqësisht kanë datë skadence”, përfundon Michael.