Të qenit fëmijë ose nipi/mbesa e Presidentit Joe Biden do të thotë që je në qendër të vëmendjes së mediave. Vajza e vetme e Biden, Ashley dhe mbesat e tij, Finnegan, Maisy, Natalie dhe Naomi, treguan anën tjetër të Presidentit të ri si familjar në një intervistë për “Today”
“Ai telefonon jo vetëm njërin prej nesh çdo disa ditë. Por ai më telefonon mua, pastaj Natalie-n, pastaj Naomi-n, i telefonon Finn, pastaj Ashley-n”, tha mbesa e tij Maisy, 18 vjeçe.
Ajo tregoi se edhe kur ishte zv.President, gjyshi i tyre gjithmonë bënte përpjekje që të shkonte në sa më shumë aktivitete sportive, shfaqje shkollore dhe të talenteve që të mundte.
“Ai përpiqej që t’i bënte të gjitha. Ishte gjithmonë kënaqësi ta shihja të ishte aty. Unë i thosha, ‘Sapo të pashë në TV – si arrite të vije?’”.
Vajza e tij 39-vjeçare Ashey gjithashtu preku tragjeditë që kanë shënuar jetën e Biden, duke vërejtur se babai i saj ka ndryshuar nga humbja. Gruaja e tij e parë, Neilia dhe vajza e tyre 13-muajshe, Naomi, humbën jetën në një aksident me makinë në periudhën e Krishtlindjeve në 1972 dhe djali i tij Beau vdiq nga kanceri në 2015-n.
“Babai është kaq empatik dhe ka aftësinë të njohë dhimbjen, të ndjejë dhimbjen e të tjerëve dhe të ngushëllojë. Ne kemi një rregull ende sot që pa marrë parasysh se ku është babai, pa marrë parasysh se në çfarë takimi është ai, nëse një nga fëmijët telefonon, atij duhet t’i njoftohet”, tregon vajza.
Mbesa e Biden, Natalie, 16 vjeçe, ndau kujtimet e saj të preferuara, ndërsa tha se “Falënderimet është festa jonë e preferuar”, tregoi traditën që bënin çdo vit duke shkruar në të njëjtin vend për t’u argëtuar.
Maisy shtoi se tradita familjare u bë pak më sfiduese për shkak të rritjes së sigurisë për një zv.President: “Do të ishte gjithmonë çmenduri sepse atyre do t’u duhej të sillnin të gjithë zhytësit dhe notarët për Shërbimin Sekret. Unë, Natalie dhe ai kapeshim prej dore, duke vrapuar shpejt në ujë”.
Para vendosjes së kandidimit për president, nipërit e mbesat e Biden treguan se e ulën atë për ta bindur që vendimi i tij ishte i drejtë.
Kur Biden u shpall fitues në nëntor, Finnegan, 22 vjeçe, tha se nuk mbanin dot emocionet: “Të gjithë qanin. Vetëm përqafuam njëri-tjetrin. Mendoj se do ta kujtojmë gjithmonë atë moment”.
Naomi, e cila jeton në Uashington dhe është e sapodiplomuar në Shkollën e Drejtësisë në Kolumbia, tha se ajo është “më e ngazëllyera” për të parë se çfarë do të bëjnë nëna dhe gjyshi pasi kanë marrë detyrën.
“Është një periudhë në jetën e tyre, në jetën tonë dhe në Amerikë ku ata kanë mundësinë të bëjnë kaq shumë. Jam e lumtur që gjyshërit do të jenë vetëm disa milje larg nga banesa ime, kështu që mund të shkoj të haj ushqim atje”.
Fëmijët dhe nipërit/ mbesat e Biden ishin me të kur mësoi se kishte siguruar 270 votat e nevojshme elektorale për të fituar presidencën, në nëntor.