Bota Flavio Briatore shërohet nga koronavirusi dhe rikthehet në Monte Carlo

Flavio Briatore shërohet nga koronavirusi dhe rikthehet në Monte Carlo

Sipërmarrësi i njohur dhe pronari i “Billionaire”, pas dy tamponësh negativë, u kthye në rezidencën e tij në Monte Carlo mbrëmjen e së shtunës.

70-vjeçari pas një jave në spital në spitalin “San Raffaele”, qëndroi në izolim në shtëpinë e mikeshës së tij Daniela Santanché nga 29 gushti.

Rreth 70 raste pozitive me koronavirus u regjistruan në klubin e natës “Billionarie” të Porto Cervo, lokali që është në pronësi të Briatores. Ai u mbyll në 17 gusht pasi Briatore pati përplasje me kryekomunarin e zonës, i cili vendosi moslejimin e muzikës pas mesnatës.