Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein ka mbërritur në Shqipëri në një kohë kur klima politike në vend është acaruar dhe opozita ka nisur protestat që thotë se nuk do të ndalen deri sa Qeveria të pranojë të sigurojë votë të lirë gjatë zgjedhjeve të Qershorit.
Teksa në Shqipëri u komentua se vizita e tij lidhet me negociatat që ai do të bëjë me krerët e partive politike në vend që të ndalen protestat, vetë Knut në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadorët amerikanë dhe asaj të BE në Tiranë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, tha se nuk do të negociojë.
Para se të takonte kryeministrin Rama, Knut tha për mediat se vendi i çdo force politike është në parlament.
“Vendi i çdo force politike është në parlament, dëshiroj që gjithë puna dhe negociatat me partive politike duhet të bëhen në Parlament”, tha ai.
Sipas Fleckenstein, protesta e PD “duket e qetë”.
“Do takoj Bashën dhe do diskutojmë, por nuk do negocioj” u shpreh Fleckenstein.