Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një tjetër një takim me eurodeputetin Knut Fleckenstein.
Takimi është zhvilluar në ambientet e hotel “Sheraton” në kryeqytet.
Ky është takimi i dytë mes tyre qysh kur raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian mbërriti në Tiranë.
Në takimin e zgjatur për pak se 1 orë, mësohet të jetë diskutuar sërish për situatën politike në vend, protestën e opozitës dhe bojkotin e Kuvendit nga PD.
Edhe më herët Fleckenstein ka refuzuar të shkojë në çadrën e PD-së, qëndrim që duket e ka mbajtur edhe sot duke e detyruar liderin e opozitës shqiptare të largohet prej saj për të zhvilluar takimin në ambientet e hotel “Sheraton”.
Raporteri për Shqipërinë në PE, e ka bërë tashmë të qartë se opozita duhet të kthehet në Parlament, referuar bojkotit parlamentar që ka nisur paralelisht me protestën para kryeministrisë.