Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka bërë një dalje të rrallë në TV. Ajo ka folur në emisionin “Top Story” në TCH për arrestimin e bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezi në aeroportin e Rinasit.
“Unë nuk arrita të takohesha me të në aeroport. Ai ishte duke më pritur mua të kthehesha. Sapo u ula folëm në telefon. Pas pak më telefonoi sërish dhe më tha se po e arrestonin. Ishte shokuese, por jo se nuk e prisnim nga qeveria e Edi Ramës. Telefonova vëllanë pasi në fillim nuk desha të shqetësoja prindërit.
Ai ishte jashtë Tiranës. Unë u nisa drejt Tiranës. Atë natë nuk e takova pasi ka shkuar vetëm avokatja. E kam takuar pas dy ditësh. Besoj që nga ana emocionale ka pasur një shok në momentin e parë, por më thanë që gjendja e tij ishte e mirë”, tha Malltezi e cila ka bërë akuza për Ramën dhe SPAK.
“Ky është një sulm politik nga Edi Rama dhe SPAK është një kamxhik në dorën e Ramës”, tha ajo.
“Unë jam këtu sot sepse kam një detyrim për demokratët të sqaroj këtë çështje. Unë nuk jam këtu për të bërë reagime publike. Kjo çështje do të sqarohet dhe do të zhvishet. Pse janë proceduar disa persona të fundit të zinxhirit a thua se u luftua korrupsioni. Ku janë ata të inceneratorëve. Ministri i Brendshëm shkoi në burg pasi kanabizoi vendin dhe për shkak të lidhjeve me mafian. Zv.kryeministri u procedua për çështje pasurie dhe jo për procedurat. Pse nuk procedohen ata të inceneratorëve”, tha ndër të tjera Malltezi.