Mbrëmjen e 30 qershorit, 30-vjeçarja italiane Irina Vetere do t’u merrte jetën në një aksident automobilistik dy të rinjve shqiptarë. Ajo po i jepte makinës për tu kthyer në shtëpi në gjendje të dehur në momentin kur përplasi për vdekje 20-vjeçarët Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja. Niveli i alkoolit në gjak ishte 5 herë më i lartë se norma.
Pas ngjarjes tragjike ajo u shtrua në spital për shkak të plagëve që kishte marrë. Në 4 korrik u dërgua në burg nën akuzën e vrasjes së dyfishtë në aksident. Ajo ka folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen nga burgu i grave në Modena ku qëndron prej ditësh.
“Jam shumë pranë familjeve të dy të rinjve. Nuk më intereson fare se çfarë do të më ndodhë mua. Ajo që do të më ndodhë do të jetë e drejtë”, tha ajo duke qarë.
Avokati i saj mbrojtës gjithashtu ka shprehur për median gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet 30-vjeçarja e lindur në Rusi me profesion mjeke, duke thënë se nuk mendon për asgjë tjetër përveçse aksidentit që shkaktoi vdekjen e dy të rinjve.