Flet nga paraburgimi i Bënçës në Tepelenë, Gazmir Ajdini, njëherësh vëllai i bashkëjetueses së botuesit Henri Çili.
Çili doli një ditë më parë nga paraburgimi në Përmet me masën ‘detyrim paraqitje’, ndërsa në aksionin që arrestoi rreth 30 persona ishte edhe kunati i tij, Ajdini, i cili sot ka folur për ‘Report tv’.
Sipas Ajdinit, çdo gjë është fasadë për t’i prishur imazhin Henri Çilit dhe që sipas tij nuk ka lidhje me akuzat e ngritur ndaj tij.
“E gjithë kjo që ka bërë prokurori Asllan Bajrami është një fasadë për t’i prishur imazhin si Henri Çilit, si familjes time. Operacion ka qenë i pakuptim dhe dalin e bëjnë show me emrin e Henri Çilit. Henrin e njohin të gjithë, gjithë Shqipëria se kush është pa përjashtim. Kanë shfrytëzuar rastin dhe e kanë përmendur në çdo gjë të pakuptimtë dhe të kotë.
E dyta, nuk ka asnjë lloj përgjim të paligjshëm mes meje e Henrit. Çdo gjë është brenda ligjit. Ai ka një studio ligjore në Bllok dhe i lejohet të ndërmjetësojë çdo lloj drejtimi në lidhje avokatie dhe personit që ka probleme me ligjin, që ta ketë në funksion ligjor, brenda ligjit.
Henrit i kanë futur akuza që një zot i madh e di, edhe vetë prokurori po habitet me gjithë ato akuza që kanë bërë. E gjithë kjo ka një prapaskenë se ndryshe nuk ka kuptim e gjithë kjo gjë, për ti prishur imazhin Henrit”, tha Ajdini.
I pyetur se kush ka gisht në këtë mes që do t’i prishë imazhin botuesit, Ajdini thotë se çdo gjë është politike dhe se prokurori nuk e ndau dosjen.
“Ndoshta çdo gjë është politike, sepse politika kështu e ka, rri e rri e bën lojëra të tilla. Henri dhe vetë i ka pranuar përgjimet në gjyq, që i ka biseduar me mua, sepse kam studio ligjore për në shërbim të çështjeve. Henrin Çilin nuk ka lidhje me çfarë kanë nxjerre me armë e pisllëqe se të gjithë e njeh kush është, letrar, botues, s’ka lidhje në mënyrë kategorike.
Këtë muhabet e ka bërë prokurori Asllan Bajramaj nuk e di se pse, por do vijë dita që çdo gjë do shkojë në vendin e vet, edhe zoti Asllanaj do rregullojë çdo gjë që ka bërë gabim. Kjo është bërë për prishjen e imazhit të Henrit. Ne nuk kishim marrë dosjen akoma një herë. Ne ishim në diskutim e sipër, edhe përgjimet janë brenda ligjit.
Futën 30 veta brenda dhe bënë show për të prishur imazhin e Henrit. Se prokurori nuk e ndau çështjen, por i futi të gjithë bashkë”, tha Ajdini.