“Vëllanë tim nuk mund të ma kthejë askush. Kërkoj drejtësi.”
Me këto fjalë është shprehur për mediat vëllai më i vogël i Klajdi Bitrit, i cili u vra paditen e së dielës në Itali.
Në një intervistë për ‘Il Resto del Carlino’, i riu tregon se Klajdi i cili humbi jetën teksa mbronte shokun e tij që po konfliktohej me një person tjetër, kishte një marrëdhënie të fortë me mikun italian.
Pak para tragjedisë, dy vëllezërit kishin drekuar në një restorant në qytetin Montemarciano së bashku me familjen e mikut italian, i cili nga ana e tij e kishte ndihmuar Klajdin kur ai mbërriti në Itali, për të gjetur një punë.
23-vjeçari, ndodhej në një makinë me vëllain dhe një shokun e tij. Para makinës së tyre ishte ajo e mikut italian në të cilën ndodhej gruaja dhe dy fëmijët e tij.
Autori, kishte zbritur nga makina e tij pasi automjeti i mikut italian, e drejtuar nga gruaja e tij kishte ndaluar pranë rrethrrotullimit, duke ngadalësuar qarkullimin. Ai donte t’i kërkonte që të ecnin më shpejt, por të dy kanë nisur të debatojnë me tona të ashpra.n Debatit i është bashkuar edhe Klajdi.
Xhuliano Bitri tregon se ishte prezent në momentin kur ndodhi tragjedia.
“I bërtita vëllait. Fshihu, ka armë. Unë arrita të fshihem pas një makine, por ai nuk mundi t’ia dilte dot në kohë. Më ka vdekur në duar.”
I riu u godit në mes të rrugës me shtizë peshkimi nga algjeriani.
Edhe banorët pranë rrugës ku ndodhi ngjarja tregojnë për mediat ngjarjen e rëndë.
“Filluam të shqetësoheshim kur erdhën ambulancat dhe karabinierët. Në atë moment dolëm në rrugë dhe erdhi helikopteri. Aty pamë të shtrirë trupin e të vrarit dhe u përpoqëm të qetësonin vëllanë e tij, i cili ishte në shok.”
Autori Melloul Fatah nuk ka qenë në dijeni të vrasjes së të riut shqiptar dhe këtë e tregon edhe video e arrestimit të tij nga karabinierët.