Hansi Flick mund të jetë në muajt e fundit të aventurës së tij te Bayern Munich. Sipas gazetës gjermane prestigjioze Bild, tekniku që udhëhoqi bavarezët drejt fitimit të tripletës sezonin e kaluar mund të largohet në fund të këtij sezoni.
Ndër motivet që mund të sjellin largimin e parakohshëm të Flick janë disa mosmarrëveshje brenda dhomave të zhveshjes, ndërkohë që edhe lamtumira e shefit ekzekutiv Karl Heinz-Rummenigge mund ta shtyjë trajnerin të japë dorëheqjen.
Sipas Bild, e ardhmja e Hansi Flick do të jetë te kombëtarja gjermane aty ku do të pasojë Joachim Low.